Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

550 gra padisin “Uberin” për sulme seksuale

Uber

Uber po paditet në SHBA nga 550 gra të cilat pretendojnë se janë sulmuar nga vozitësit në e ofruesit të shërbimit taksi, raportoi BBC-ja të enjten.

Paditë përfshijnë pretendime se gratë pasagjere “u kidnapuan, sulmuan seksualisht, u përdhunuan, u mbajtën të burgosura, u përndoqën, ngacmuan ose u sulmuan në një mënyrë tjetër nga vozitësit e Uberit”.

Çështja është dërguar në Gjykatën e San Franciskos të mërkurën.

“Sulmi seksual është një krim i tmerrshëm dhe ne e marrim çdo raport seriozisht”, ka thënë një zëdhënës i BBC-së.

“Nuk ka asgjë më të rëndësishme se siguria, për të cilën Uberi ka krijuar politika të reja për sigurinë dhe është më transparent për incidentet serioze”, shtoi ai.

Padia thotë se sulmet seksuale ndodhën në shtete të ndryshme.

Thuhet se të paktën 150 raste të tjera potenciale po hetohen.

Pretendohet se që nga viti 2014 Uberit iu bë me dije se vozitësit e tij po sulmonin seksualisht dhe po përdhunonin pasagjeret. Por, padia thekson se kompania prioritizoi “rritjen në vend të sigurisë së klientit”.

Muajin e kaluar, Uberi publikoi raportin e dytë të sigurisë në SHBA që tregoi se kishte 998 incidente të sulmeve seksuale, 141 përdhunime, më 2020.

Në raport, kompania tha se kishte marrë një total prej 3824 raportime të pesë kategorive më të rënda të sulmit seksual mes vitit 2019 dhe 2020.

Artikuj të ngjashëm