Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka paditur të enjten kompaninë Uber Technologies, duke e akuzuar për shkelje të ligjit federal për shkak të diskriminimit ndaj pasagjerëve me nevoja të veçanta, raportoi të enjten Reuters.
Në një padi të depozituar në gjykatën federale të San Franciskos, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve tha se shoferët e Uberit refuzojnë rregullisht të shërbejnë pasagjerë me nevoja të veçanta.
Disa shoferë thuhet se kanë fyer njerëzit me nevoja të veçanta, ose kanë refuzuar kërkesa të arsyeshme si lejimi i pasagjerëve me probleme lëvizjeje të ulen në karrigen para.
"Veprimet diskriminuese të Uberit kanë shkaktuar dëm të rëndësishëm ekonomik, emocional dhe fizik për individët me aftësi të kufizuara dhe shkelin Ligjin për Aftësitë e Kufizuara të Amerikanëve”, është thënë nga Departamenti i Drejtësisë.
Nëpërmjet një komunikate, Uberi ka deklaruar se nuk pajtohet me asnjë prej akuzave dhe angazhohet për të zgjeruar qasjen dhe përmirësuar përvojën e pasagjerëve me nevoja të veçanta.
Edhe
Gjykata nuk e rrëzon padinë ndaj Metas për varësi ndaj fëmijëve
Padia përshkruan keqtrajtimin e pretenduar të Uberit ndaj 17 individëve.
Padia kërkon një ndalim për të parandaluar shkeljet e tjera të ADA-së. Gjithashtu kërkohen përmirësime në praktikat dhe trajnimin e Uberit, kompensim financiar dhe gjobë civile.
-
Ish-kuzhinierja padit Kylie Jennerin, pretendon se ngarkesa e madhe në punë i shkaktoi abort
-
Alibaba padit SHBA-në për akuzat mbi lidhje me ushtrinë kineze
-
Netflixi paditet për mbledhje të dhënash dhe krijim varësie te përdoruesit
-
Kylie Jenner paditet nga ish-punonjësja për ngacmim, diskriminim e shkelje të të drejtave