Autoritetet në Kinë po hetojnë rastin se si një grupi turistësh të moshuar iu shit një ofertë për vizitë turistike, por u dërguan të shihnin vetëm një varrezë.
Grupi pagoi 2 funte për udhëtimin me drekën e përfshirë, por u befasuan kur arritën në një varrezë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomisioni lokal i turizmit ka thënë se kompania e udhëtimeve nuk kishte licencë, raporton BBC.
Një burrë i ka thënë mediave lokale se ishte ftuar në udhëtim nga një agjenci udhëtimesh e quajtur “Longyao”. Ai u kishte treguar miqve të tij për ofertën dhe të gjithë ishin bashkuar për të udhëtuar sipas asaj oferte.
Videot e regjistruara në autobus tregojnë grupin duke kënduar dhe buzëqeshur kur u nisën, por ku arritën në vendin e parë të vizitës u shokuan kur panë se ishte vetëm një varrezë.
Një nga pjesëmarrësit i tha mediave se, ata janë turistë dhe ishte shprehur i habitur pse i kishin dërguar në varrezë.