Prokurorët në Gjenevë të Zvicrës janë duke hulumtuar një rast të çuditshëm, pasi një tualet i një banke si dhe tualetet e tri restoranteve janë bllokuar si pasojë e kartëmonedhave në vlerë më shumë se 100 mijë euro.
“Nuk jemi shumë të interesuar në motivin, por duam të dimë origjinën e parave”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë, Vincent Derouand duke shtuar se bllokimi i tualeteve nuk është krim.
Gazeta “Tribune de Geneve”, e cila raportoi e para për këtë çështje, ka thënë se bllokada ndodhi fillimisht në një tualet në bankën UBS dhe në tri restorante afër. Aty u gjetën kartëmonedha 500-euroshe disa ditë më pas.
Të hollat ishin konfiskuar gjatë hetimit dhe nuk dihet akoma se kush do t’i marrë ato nëse del se janë legjitime.
Banka Qendrore Evropiane vitin e shkuar deklaroi se ka vendosur të ndërpresë prodhimin e kartëmonedhës prej 500 eurosh për arsyen se po përdorej shpesh për aktivitete ilegale.
-
Arrestohet një person i dyshuar për dy raste vjedhjesh në Zveçan
-
Blenë gjësende më kartelën që e gjetën, lirohen në procedurë të rregullt
-
Konfiskohen 573 euro të falsifikuara që ishin deponuar në një bankomat në Çagllavicë
-
Arrestohet një person në Vërmicë, tentoi t’u japë 5 euro ryshfet policëve kufitarë
-
Nga një bankë raportohen 225 monedha 2-euroshe false