Një toreador spanjoll ia fshiu lotët nga sytë një demi para se ta vriste.
Veprimi përpara kafshës së plagosur ngjalli shumë reagime pasi një pjesë e quajti gjestin e matadorit si një shenjë respekti e shumë të tjerë si dashakeq.
Morante de la Puebla, mori pjesë në festivalin e ndeshjes me dema në arenën Real Maestranza në qytetin e Sevijes, kur ndodhi incidenti.
{gallery}
39-vjeçari shihet duke nxjerrë një shami me dorën e tij të zhytur në gjak për të pastruar demin që po vdes.
Demi shihet me katër “banderillë” të ngulura në shpinë përpara se të ndodhë akti përfundimtar i vdekjes.
Edhe
Courtoisi lë fushën me lot në sy
Skena e momentit është ndarë në Twitter dhe është parë 2.3 milionë herë.
Tifozët e ndeshjeve me dema e konsideruan gjestin si shenjë respekti për kafshën - por komentuesit në mediat sociale dhe grupet e të drejtave të kafshëve e kanë goditur incidentin./ksp