Një person ka vdekur në Spanjë pasi është sulmuar në një festival të vrapimit me dema.
Siç raportohet, 55-vjeçari është goditur disa herë nga njëra prej kafshëve të festivalit në Onda që ndodhet në Spanjën lindore.
Viktima kishte pësuar plagë në këmbën e tij të majtë dhe po ashtu në kokë, ndërkohë që si pasojë e gjakderdhjes, edhe ka vdekur, kanë bërë të ditura shërbimet emergjente. Pjesëmarrës të tjerë në festival u përpoqën të joshin demin, por pa sukses.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve që ta trajtojnë të lënduarin, ai ka vdekur në spital pasi kishte gjakderdhje të madhe si pasojë e dëmtimit që kishte pësuar një arterie.
Vdekja e tij është rasti i parë me fatalitet në Spanjë që kur kanë rinisur festivalet e demave në Spanjë pas relaksimit të masave anti-COVID.
Në vitin 2019, një person ishte goditur për vdekje ndërkaq pesë të tjerë ishin lënduar gjatë vrapimit të famshëm të demave Pamplona. Edhe në vitin 2018, 28 persona ishin lënduar në të njëjtën ngjarje.
Edhe
Tre të vdekur pas Festivalit të vrapimit të demave në Valencia
Në vitin 2015 kishte vdekur një turist francez nga goditja e demit në një festival në qytetin e Pedreguer të Alicantes.
Debatet lidhur me atë se a duhet të lejohen këto festivale, janë rritur viteve të fundit në Spanjë.