Fitues, të lumtur dhe… të edukuar.
Po flasim për tifozët e Senegalit, të cilët panë mbrëmë se si skuadra e tyre e nisi me fitore Botërorin “Rusia 2018”. Afrikanët fituan 2-1 kundër Polonisë në stadiumin “Spartak Stadium”, në Moskë.
Ajo që bëri përshtypje është se në fund të ndeshjes, mbështetësit e Senegalit kanë mbledhur vetë mbeturinat e lëna në stadium.
Me qese blu në dorë kanë pastruar letrat, shishet dhe gjithçka tjetër që kishin lënë në sektorin e stadiumit ku po ndiqnin ndeshjen e kombëtares së tyre.
Le të marrim dhe ne shembull nga afrikanët dhe të pastrojmë mbeturinat që lëmë kudo.
Una de las imágenes de la Copa del Mundo. La afición de Senegal recogiendo la zona donde vieron el partido antes de abandonar el estadio.
— Arancha Rodríguez (@AranchaMOBILE) June 19, 2018
pic.twitter.com/3UpRx3dHSa