Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Japonezët frymëzojnë amerikanët të bashkohen në traditën e pastrimit të stadiumit

Japonia

Tifozët e Japonisë janë lavdëruar për përpjekjet për të pastruar stadiumet pas ndeshjeve të Kupës së Botës. Por “operacioni” i tyre tradicional tani mund të përhapet edhe te tifozët vendas, shkruan “Daily Mail”.

Ekipi përfaqësues i Japonisë mori barazim 1:1 ndaj Suedisë, të premten në mëngjes, në ndeshjen e fundit në fazën grupore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Derisa tifozët festuan kalimin e Japonisë në fazën nokaut, vëmendja u kthye në përpjekjet e tyre pas ndeshjes.

Tifozët japonezë u fotografuan pas ndeshjes duke mbledhur mbeturinat e lëna në tribuna dhe duke i hedhur ato në qese plastike blu, që kishin etiketën “Krenaria e Japonisë”.

Qeset zakonisht sillen në ndeshje nga tifozët. Ato fillimisht përdoren për të treguar mbështetjen për ekipin. E më pas përdoren për mbledhjen e mbeturinave, që hidhen sipas rregullave lokale.

Por japonezët nuk ishin të vetëm në punën e tyre në Dallas. Tifozët lokalë u panë gjithashtu të bashkoheshin në pastrim pas ndeshjes.

Eitan Podgaetz, meksikan që jeton në Dallas, tha se tifozët japonezë e kishin frymëzuar atë që të përfshihej.

“Ishte një atmosferë e mrekullueshme”, tha ai.

Jameis Winston, lojtar i ekipit New York Giants në NFL, u pa gjithashtu me fanellë të Japonisë dhe duke marrë pjesë në pastrim.

Tradita është krijuar që nga paraqitja debutuese e Japonisë në Kupën e Botës, në vitin 1998. Dhe ka vazhduar në të gjitha shtatë paraqitjet e mëvonshme të japonezëve. Por tifozët japonezë nuk e rezervojnë ritualin e tyre vetëm për rastet më të mëdha.

Në mars, tifozët japonezë u përshëndetën pasi qëndruan gati një orë pas një miqësoreje ndërkombëtare me Anglinë për të pastruar rrëmujën e krijuar.

Njëjtë ndodhi edhe katër vjet më parë në Katar, në ndeshje ndaj Gjermanisë. Edhe lojtarët e Japonisë marrin lëvdata për gjendjen në të cilënë e lënë zhveshtoren pasi të largohen.

Në Japoni, pastërtia përbën një pjesë të madhe të kulturës dhe u mësohet fëmijëve. Më shumë se me futbollin, ka të bëjë me kulturën japoneze në përgjithësi.

Por në Japoni këto veprime u përcollën me reagime të përziera. Tifozëve meshkuj u është thënë të kontribuojnë edhe në pastrimin e shtëpive të tyre.

Tifozët japonezë do të shihen sërish në Botëror. Përfaqësuesja e tyre është kualifikuar në 1/16 e finales.