Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Tifozët japonezë i përmbahen traditës së pastrimit të tribunës në stadium

japonia

Qeset blu që tifozët japonezë i valëvitën me pasion pasi Japonia e shënoi golin e barazimit 2:2 në ndeshjen me Holandën, u përdorën pas fishkëllimës së fundit për t’iu përmbajtur traditës së pastrimit të tribunës.

Tifozët e Japonisë pastruan vendin ku qëndruan, para se të largoheshin nga stadiumi pas ndeshjes së luajtur të dielën mbrëma. Ata mblodhën të gjitha mbeturinat nga tribunat pas barazimit 2:2 të Japonisë ndaj Holandës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qeset që u mbushën me mbeturina, shërbyen për të festuar pasi Daichi Kamada e shënoi golin e barazimit të dytë në minutën e 88-të.

Që kur Japonia debutoi në Botëror, në vitin 1998, tifozët e saj fituan simpatinë duke pastruar vendin e tyre në tribunë. Këtë e kanë bërë rregullisht prej atëherë. 

Në stadiumin ku u luajt ndeshja në Dallas, punëtorët zakonisht kanë shumë punë për pastrim. Por kishin më pak të dielën.