Rajoni verilindor i Katalonjës ka deklaruar gjendje emergjente, shkaku i thatësisë ekstreme që ka shteruar rezervuarin që furnizonte me ujë më shumë se 6 milionë banorë.
Rezervuari është nën 16 për qind të kapacitetit të tij dhe ka arritur në nivelin më të ulët në histori të Spanjës.
Shumë zona urbane janë përballur me reduktime të ashpra të ujit në muajt e fundit.
Banorët janë pa ujë të pijshëm që prej muajit dhjetor, kur rezervuari lokal arriti në nivelin më të ulët sa uji u bë i papijshëm dhe ishte i mirë vetëm për larjen e rrobave dhe enëve.
Spanja ka hyrë në vitin e tretë nën mesataren e të reshurave dhe është përballur me temperatura të larta.
Ndryshimet klimatike janë përshpejtuar dhe zona e Mesdheut do të ngrohet më shpejt se zonat e tjera.