Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Temperaturë rekorde në Antarktidë, 20 gradë Celsius

Në Antarktidë, për herë të parë në historinë moderne, temperatura arriti në 20 gradë Celsius.

Rekordi është regjistruar në stacionin e monitorimit të ishullit 'Seymour', vendndodhja më veriore në kontinent, 1200 km larg Patagonisë.

Kambana e re e alarmit vjen vetëm një javë pas një tjetër rekordi me temperaturë 18.5 gradë, e regjistruar nga baza 'Esperanza' në Antarktidë.

Këtë herë të dhënat u shpërndanë nga Carlos Schaefer, një studiues brazilian.

Por gjendja e krizës klimatike nuk mbetet e kufizuar vetëm në Antarktidë. Edhe pjesa tjetër e planetit po përjeton një rritje mesatare prej tre gradë.

Edhe 20% e borës në një ishull në Antarktidë u shkri për 10 ditë Kuriozitet 20% e borës në një ishull në Antarktidë u shkri për 10 ditë

Për NASA-n, akujt në Antarktidë po shkrihen me një normë prej 13.2 për qind çdo dhjetë vjet/Shqiptarja.

{gallery}