Televizioni shtetëror i Iranit ka censuruar logon e klubit italian Romës, gjatë transmetimit të Ligës së Kampionëve.
Derisa Roma u mposht nga Barcelona në ndeshjen e parë të çerekfinales, tifozët iranianë kanë vërejtur se televizioni shtetëror kishte censuruar logon në të cilën shihet një ujkonjë duke ushqyer me gji dy themeluesit e Romës, Remin dhe Romulin, raporton BBC.
Kjo logo ka paraqitur shumë për shefat e televizionit iranian sa kanë censuruar atë.
Talljet me këtë veprim të televizionit iranian nisën me një gazetar iranian që jeton dhe punon në Danimarkë, transmeton Koha.net.
“Për 3 mijë vjet, Remit dhe Romulit i është ndaluar qumështi i nënës së tyre, kurse televizioni iranian ia ndaloi edhe qumështin e ujkonjës”, ka shkruar Mehdi Rostampour.
“Njerëzit kanë filluar të provokohen edhe nga gjinjtë e një ujkonje”, ka shkruar një tjetër shikues në Twitter.

-
UEFA kritikon ashpër FIFA-n lidhur me vendimin për Balogunin
-
Rregulli për “mbulimin e gojës” nuk do të prezantohet në futbollin evropian
-
Transmetuesi shtetëror turk largon komentatorin veteran për përzierje të ekipeve
-
Irani kërcënon me largim nga fusha në rast të protestave në Kupën e Botës
-
Irani thotë se biletat e tifozëve për ndeshjet e Botërorit i janë anuluar