Qytetarët kosovarë do të kenë mundësinë ta shohin eklipsin e Diellit këtë të martë, në orën 11:30.
Shoqata e Astronomisë “Astronomy Outreach of Kosovo”, njoftoi se aktiviteti për ta parë eklipsin do të organizohet në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë.
Çka është eklipsi i Diellit?
Një eklips i Diellit ndodh kur Hëna del mes Diellit dhe Tokës. Eklipsi, i njohur ndryshe si zënia e Diellit, ndodh në fazën e Hënës së re, por mund të paraqitet vetëm kur Hëna e re gjendet afër ekliptikës.
Gjatë një viti, zakonisht ndodhin dy eklipse të Diellit. Eklipsi i Diellit mund të zgjasë deri në 10 minuta.