Ashtu si vitin e kaluar, çifti i kalit të qyqes (Neophron percnopterus) ka preferuar stacionin e ushqimit suplementar të ndërtuar nga PPNEA në luginën e Drinos dhe është fotografuar nga kamerat kurth.
Zv.ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi, duke publikuar fotot e çiftit të kalit të qyqes, në luginën e Drinos, thekson se, “ky ritual do të vazhdojë gjatë gjithë procesit të folezimit, ku me lëshimin e vezëve njëri nga prindërit do kujdeset për ngrohjen e tyre ndërsa individi tjetër do kujdeset të furnizojë folenë me ushqim duke e marrë pikërisht nga ky stacion ushqimi”, përcjell atsh.
“Pas ushqimit te vazhdueshëm të zogjve në fole, stacioni do të vizitohet dhe vetë nga të vegjlit e kalit të qyqes, në mënyrë që ata të përgatiten për fluturimin e parë për mbijetesë drejt Afrikës. Menaxhimi i vazhdueshëm nga AdZM Gjirokastër i këtij stacioni, ka tërhequr shpendë të ndryshëm, duke përmbushur dhe qëllimin kryesor së fundmi me vizitën e kalit të qyqes. Ushqimi i sigurt është thelbësor për mbijetesën e kalit të qyqes dhe rimëkëmbjen e popullatës së këtij lloji, ‘të rrezikuar’ në nivel botëror”, thekson zv.ministrja Çuçi.

-
Intervistohet pronari i një lokali në Han të Elezit pas dyshimeve për helmim nga ushqimi
-
Mbretëria e skeleve
-
Rriten lëvizjet në pikën kufitare të Morinës, qytetarë nga Kosova drejt bregdetit
-
Rrënohet pompa ku do të ndërtohet objekti i Ministrisë së Bujqësisë, arrestohet kandidati i PDK-së për deputet
-
Raporti: Mungesa e mirëmbajtjes në Kalanë e Prizrenit solli probleme serioze