Në Jugosllavi, ka ekzistuar një bankënotë me fotografinë e Josip Broz Titos. Bëhej fjalë për bankënotën e 5000 dinarëve të vitit 1985. Gjithsesi, pak dihet në publik se është një tjetër shtet që ka përdorur fotografinë e Titos në bankënotë, madje para vetë Jugosllavisë.
Në pjesën e pasme të bankënotës në Jugosllavi ishte pamja nga qyteti i Jajcës në Bosnjë-Hercegovinë. Motivet ishin që të bëhej thirrje për unitetin e shtetit që kishte nisur të vlonte, shkruan “Tportal”.
Siç shkruan “N1” në Kroaci, e pazakonta ishte se Jugosllavia nuk ishte shteti i parë që e vuri Titon në bankënotë. Këtë e bëri Republika e Guinesë.
Shteti afrikan e prezantoi bankënotën e re në vitin 1971. Atë e quajti “syli”, që nënkuptonte elefant. Fotografia e presidentit të Republikës së Jugosllavisë u vendos në bankënotën më të madhe, atë të vlerës 500 “syli” më 1980.
Ajo doli në qarkullim më 16 prill të vitit 1981 dhe u tërhoq pas katër vjetësh, kur u riprezantua frangu guineas. Nuk dihet se ku shtypej e as kush ishte autori.
Edhe
Viti 1967: Çështja e Kosovës Republikë në Komitetin Krahinor
Tito s’ishte lideri i vetëm që afrikanët e kishin vendosur në bankënota. Krerë të shteteve të tjera të fuqishme të asaj kohe ishin vënë po ashtu. Të gjithë ishin “njohur për luftën për pavarësi të popujve dhe shteteve”. Tito atë kohë ishte i njohur në shumë shtete afrikane për shkak të përkrahjes në nivel politik, ekonomik e ushtarak.