Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

“Shtëpia e turpit” që anglezët i linte pa gjumë

Një shtëpi e pabanuar në Merseyside të Anglisë ishte problematike për banorët e zonës gjatë viteve 1960, deklaroi një historian vendas, transmetoi “Mirror” të hënën.

Shtëpia e vendosur në rrugën “Back Bolton” mori emrin “Shtëpia e Turpit” nga gazetat vendase për shkak të një sërë çështjesh.

Banorët i patën thënë historianit Stephen Wainwright se nga shtëpia vinte erë e keqe, pasi nuk kishte tualet, e në brendi të sallonit ishte hapur një tualet “i improvizuar”.

Banorët thanë se ndonëse “zyrtarisht” askush nuk banonte aty, një person misterioz e paguante qiranë, e çdo natë brenda shtëpisë dëgjoheshin të qeshura, të bërtitura e sharje. Për shkak të zhurmës, banorët thanë se e kishin të pamundur të flinin natën.

Gazeta lokale “St. Helens” më 18 maj 1965 botoi artikullin: “Shtëpia e Turpit, çiftet që i përdorin dhomat gjatë natës”, duke nxitur një reagim të madh në lokalitet.

“Banorët e Back Bolton Street kanë nisur një fushatë për të çliruar lagjen nga ‘Shtëpia e turpit’ e cila ka qenë e njollosur për më shumë se dy vjet. Hapi i tyre i parë do të jetë t'i shkruajnë kryeministrit, zotit Harold Wilson. Shtëpia u zbraz në vitin 1963, ajo ka qenë shtëpia e banuesve jozyrtarë”, u tha në artikullin e mediumit.

Të paktën 17 persona u ankuan tek autoritetet angleze për zhurmën që krijohej në shtëpi.

Artikuj të ngjashëm