Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Shtëpi për kapësit e gjarpërinjve në Indi

Derisa Devi dhe Selvan këpusin shtegun drejt fushës në Tiruvannamalai, për të mbërritur te kasollja e tyre në fshatin Embalam në shtetin jugor indian të Tamil Nadusë, papritur ky çift i ri ndalet me shikim i fiksuar para një shtëpie të papërfunduar.

“Vetëm edhe pak muaj dhe kjo do të jetë shtëpia jonë”, thotë Devi, një argate thatanike, nga fundi i të njëzetave, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për herë të parë do të jetojmë në një shtëpi ku pullazi nuk fluturon nga era… në një shtëpi që ka tamam derë, në vend të cohës që e varrim, për të pasur privatësi”.

Image

Devi dhe Selvam, anëtarë të fisit të dikurshëm nomad Irula, i njohur për shkathtësitë e kapjes së gjarpërinjve, do të jenë në mesin e banorëve të parë të Abdulkalam Puram, një “komuniteti të rrethuar rural”.

Kompleksi, në të cilin do të vendosen gati 300 persona, porsa të finalizohet, është projekti i parë i llojit të tillë për rehabilitimin e familjeve prej komuniteteve të brishta, të identifikuara si kategori “tejet e rrezikuar” e njerëzve... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.