Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Fshati ku indianët bashkëjetojnë me leopardët

india, leopardet, fshati, katuni, rreziku

Derisa leopardët janë shënjestër për gjueti ose hakmarrje në pjesën më të madhe të Indisë, te njerëzit e Berës, bashkëjetesa kafshë-njeri është shumë e këndshme.

Ekipi i BBC-së udhëtoi drejt fshatit të vogël indian për të parë sesi njerëzit dhe leopardët arrijnë ta kalojnë jetën së bashku, pa e trazuar njëri-tjetrin, me zero konflikt.

Numri i leopardëve ka shënuar rritje viteve të fundit në Indi, sipas një raporti të publikuar, derisa India numëron mbi 1 miliard banorë.

Lufta për lëkurat e dëshirueshme ka bërë që gjatë gjashtë muajve të parë të 2021-s, 102 leopardë të sulmohen nga fshatarët indianë, e 22 prej tyre kanë ngordhur. Mes 2012-s dhe 2018-s, 238 leopardë u vranë vetëm në shtetin Rajasthan, që numëron mbi 68 milionë banorë. Leopardët u vranë nga grupe fshatarësh, siç shkruan BBC-ja, thjesht si akte hakmarrëse për dëmtimin e bagëtive.

Megjithatë, në një cep të largët të Rajasthanit, një komunitet barinjsh, gjysmë nomad, që kishin lëvizur nga Irani në Indi rreth njëmijë vjet më parë, bashkëjeton me leopardët dhe kafshë të tjera të egra si dhelprat e shkretëtirës, derrat e egër dhe antilopat.

Edhe Elefantët robotikë tërheqin turma e shkaktojnë polemika në tempujt e Indisë Kuriozitet 2 j. më parë Elefantët robotikë tërheqin turma e shkaktojnë polemika në tempujt e Indisë
Image
Leopardi në të cilin ekipi i BBC-së hasi sapo zbarkoi në fshat

Macet e mëdha që bredhin lirshëm njihen si leopardët Jawai, të quajtur sipas digës së ndërtuar në lumin Jawai, në vitin 1957.

Një burrë me njohuri të mëdha për botën e egër, e drejtoi ekipin e BBC-së në thellësi të zonës, ku leopardët i shijojnë ditët e nxehta në Bera.

Pesë dekada pa asnjë incident në lidhje me gjuetinë

“Nuk ka pasur asnjë incident të vetëm të gjuetisë pa leje në të paktën pesë dekada këtu. Më e rëndësishmja është që leopardët këtu nuk e konsiderojnë praninë njerëzore si një kërcënim të mundshëm”, tha burri Pushpendra Singh Ranawat.

Vetëm 100 metra nga vendi i pozicionuar, u shfaq një leopard femër, që po qëndronte mbi një shkëmb, në afërsi të një shpelle.

Sakla Ram, një bari i zonës, foli për jetesën në zonë dhe mundësinë e rrezikut nga leopardët që sillen vërdallë.

“A keni humbur ndonjëherë ndonjë dhi nga sulmet e leopardëve”, e pyeti gazetarja e BBC-së, derisa Ram tha “shumë rrallë”.

I pyetur se si ndihet për këto raste, burri tha se është trishtuese, por që është pajtuar me fatin.

Edhe Një ditë në vendin më të nxehtë në Indi, ku temperaturat i afrohen 50 gradë celsius Botë 1 muaj më parë Një ditë në vendin më të nxehtë në Indi, ku temperaturat i afrohen 50 gradë celsius
Image
Sakla Ram, një bari i zonës, foli për jetesën në zonë dhe mundësinë e rrezikut nga leopardët

“Më trishton shumë. Unë kujdesem për çdo anëtar të tufës sime, që nga lindja e tyre në këtë kasolle. Por, leopardët kanë gjithashtu të drejtën për t’u ushqyer”, tha ai.

Ditët u përkasin njerëzve e netët leopardëve

Ekipit iu dëftuan edhe strofkat e preferuara të leopardëve, ku shumica prej tyre rrinë në ditët e nxehta.

“Këto janë strofkat e preferuara për leopardët, pasi shumica e këtyre shpellave janë të ajrosura e të hapura," tha banori i zonës, Ranawat, duke shpjeguar se vendasit kanë parë shpesh mace të mëdha që rrinë këtu, dhe sipas tij, asnjëri nuk është ndjerë i kërcënuar nga prania e tjetrit.

Me muzgun, dielli i shkretëtirës nisi të zbutej e të ikte në horizonte. Kjo është koha kur macet e mëdha të Berës, dalin nga strofkat në kërkim të ushqimit.

Siç thotë një thënie e vjetër indiane, “Ditët u përkasin njerëzve dhe netët leopardëve”. Megjithatë, shkelja e këtij rregulli themelor e shqetëson Ranawatin dhe burrat e tjerë.

Tërheqja e madhe e turistëve në këtë zonë të egër, ka ndikuar në prishjen e ekosistemit, sipas Ranawatit. Ndërtimi i shfrenuar i hoteleve dhe bujtinave në afërsi të zonës, ka bërë që macet e mëdha të ndihen të rrezikuara.

Edhe Rrezik nga epidemia – Azia merr masa ndaj virusit Nipah Botë 5 muaj më parë Rrezik nga epidemia – Azia merr masa ndaj virusit Nipah

Ranawat ka kërkuar nga autoritetet që nëpërmjet një vendimi të caktohen lokacionet se deri ku kanë mundësi tregtarët t’i ndërtojnë hotelet për turistë.

“Kjo bashkëjetesë njeri-leopard mund të vazhdojë vetëm nëse brezi i ardhshëm i indianëve do ta vazhdojë traditën e bagëtisë”, tha ai.