Një shqiptar që kishte humbur kuletën në vitin 2007 ka gjetur atë të pa prekur 10 vjet më vonë.
Në kuletën e tij ishte edhe një bankënotë 20 franga të cilën e kishte mbajtur për 20 vjet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas “20 Minutes”, transmeton Koha.net, Pjetër Marku ishte duke punuar në një ndërtesë në Harkingen në kantonin e Solothurnit, kur kishte humbur kuletën.
Në këtë kuletë ishin dokumentet e identifikimit, kredit kartelat dhe 500 franga kesh, por më e rëndësishmja ishte 20 franga të cilat Marku i kishte mbajtur për fat.
Marku emigroi në Zvicër nga Kosova në vitin 1989 dhe filloi jetën me ato 20 franga, të cilat me kalimin e viteve mirën vlerë sentimentale për të, transmeton Koha.net.
Ai së bashku me kolegët e tij kishte kërkuar me orë të tëra kuletën me shpresën se do t’i shihte përsëri 20 frangat e çmuara.
Por pak ditë më parë, ai mori një telefonatë nga posta për t’i thënë se punëtori i saj kishte gjetur kuletën e tij të vjetër.
Kuleta tash pas 10 vjetësh ishte e paprekur dhe nuk i mungonte asgjë, përfshirë 500 frangat dhe 20 franga e veçantë e vitit 1989.
“Zviceranët janë njerëz të ndershëm”, ka thënë Marku për “20 minutes”.
{gallery}