Shpikësi francez Francky Zapata, ka marrë lëndime pasi është rrëzuar nga “jetpack”, një dërrasë fluturuese, të cilën e shpiki vetë, raporton BBC.
Ai u rrëzua në një liqen në qytetin Biscarosse.
Zapata po merrte pjesë në një ngjarje ekzibicionale kur e humbi kontrollin dhe ra nga 15 metra në liqenin Biscarosse.
Ai u dërgua në spital dhe është duke e rimarrë veten.
Ish-kampioni i jet-ski, bëri famë pasi e kaloi Kanalin Anglez në vitin 2019 me pajisjen që e shpiku.
Videoja e rrëzimit të Zapatas ka qarkulluar në rrjete sociale.
Crash impressionnant de @frankyzapata aujourd’hui au meeting aérien de #biscarrosse Heureusement il est tombé dans l’eau et devrait s’en sortir je l’espère sans trop de soucis. #frankyzapata #biscarrosse #crash pic.twitter.com/SjWbGOp74W
— Alex (@Alex170346741) May 28, 2022