Ekipet e urgjencës të New Jerseyt në SHBA i dolën në ndihmë një qeni të llojit “husky” që i hutuar, kishte notuar për afro 3 kilometra në det.
Siç shkruan “Upi” të enjten, qeni 10-vjeçar, i quajtur Caiden, fillimisht u shpall i humbur nga pronari, derisa nuk kaloi shumë kur ekipi i qarkut Monmouth e gjeti atë.
Qeni iu kthye pronarit.
Pamjet e publikuara në media online nxitën reagime nga komentuesit.
Shumë prej tyre lavdëruan punën e ekipit emergjent detar, e një pjesë kritikuan pronarin për pakujdesi që çoi në humbjen e kafshës.
Artikuj të ngjashëm
-
Qeni eci 65 kilometra për t’u kthyer te ish-pronari
-
Qeni i zhdukur u kthye pas dhjetë ditësh dhe “trokiti” në familjen amerikane
-
Qeni shpëtoi pronarin pasi ra në liqenin e ngrirë
-
Qeni mbijeton i vetëm në bjeshkë, qëndroi pranë trupit të pronarit të vdekur për 10 javë
-
Pitoni dy metra i gjatë kapet në Oklahoma