Shkencëtarët e astronomisë kanë bërë të ditur se Toka është goditur nga një shpërthim masiv dhe i pazakontë drite, që mund të bëjë ndërrimin e konceptit për universin, shkroi “Independent” të mërkurën.
Në fund të vitit të kaluar, shkencëtarët vërejtën një shpërthim 50 sekondash që vinte drejt Tokës. Ky shpërthim tha ishte nga rrezet gama apo GRP, që njihen si rrezet më të fuqishme në univers.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStudiuesit nisën studimet rreth shpërthimit, derisa kjo dukuri u cilësua si “kilonova” apo bashkim i yllit neutron me një objekt tjetër.
Ky shpërthim, siç u bë i ditur, do të mund t’i sqarojë shumë pikëpyetje rreth universit dhe prejardhjes së tij.
“Kjo ngjarje duket më ndryshe nga çdo gjë tjetër që kemi parë nga një shpërthim i gjatë i rrezeve gama. Rrezet ngjajnë me ato shpërthime të krijuara nga shkatërrimi i yjeve masive”, deklaroi Jilian Rastinejad nga Universiteti Northwestern në SHBA.