Shkencëtarët kanë identifikuar një kontinent të ri dhe e kanë emëruar Zealandia.
Në një artikull të publikuar, ekipi prej 11 gjeologëve kanë propozuar që regjioni i Oqeanit Paqësor që gjendet në lindje të Australisë mes Zelandës së Re dhe Caledonias së Re, të konsiderohet kontinent.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjeografikisht janë të njohura vetëm gjashtë kontinente: Afrika, Antarktiku, Australia, Euroazia, Amerika Veriore dhe Amerika Jugore. Euroasia është tokë që përfshinë Europën dhe Azinë.
Me 4.9 milionë metra katrorë, Zealandia mund të jetë kontinenti më i vogël i Tokës. Shkencëtarët kanë shkurar se 94 për qind e kontinentit është nën ujë, transmeton Koha.net.
Në publikimin me titull: “Zealandia: Kontinenti i fshehur i Tokës”, gjeologët kanë argumentuar se Zealandia ka atributet e nevojshme që të konsiderohet kontinent. Këto atribute përfshijnë: Lartësinë relative me regjionin, tre llojet e gurëve: atë vullkanik, metamorfik, dhe sedimentar.
