Shkencëtarët kanë nisur misionin e tyre për të identifikuar 100 mijë specie në oqeane
Nëndetëset, robotët, madje edhe inteligjenca artificiale, janë disa prej mjeteve shkencore që do të përdoren për të identifikuar specie të reja në oqean.
Ocean Census, mision që ka nisur më 27 prill, ka për qëllim që të identifikojë 100 mijë specie detare në dhjetë vjetët e ardhshëm.
Në këtë aleancë janë bërë bashkë organizatat shkencore që dëshirojnë të përshpejtojnë zbulimin e specieve të reja në oqeane.
Këtë mision shkencëtarët e kanë marrë me ngut.
Ata janë të bindur se me ngritjen e temperaturave globale për 1.5 gradë celsius deri në vitin 2030, koralet mund të reduktohen deri në 90 për qind.
Edhe
Misioni për të zbuluar më shumë nga jeta ujore
Ata kanë vlerësuar se nëse nuk reduktohet emetimi i dyoksidit të karbonit, koralet nuk do të mbijetojnë.
Ocean Census ka për qëllim që të jetë programi më i madh në historinë e zbulimit të botës ujore.
Gjithçka do të bazohet në Oksford në Muzeun e historisë natyrore, që strehon speciet e zbuluara që nga koha e Charles Darwinit.