Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Shkencëtarët zbulojnë misterin e planetit që i shpëtoi shkatërrimit

Shkencëtarët e habitur nga një planet misterioz që duhej të ishte shkatërruar, besojnë se kanë zbuluar pse mbijetoi.

Planeti – 8 Ursae Minoris b – u identifikuar në vitin 2015 në Rrugën e Qumështit.

Por, ne nuk do të duhej ta shihnim kurrë sepse duhej të ishte gllabëruar nga një yll në shuarje.

Shkencëtarët tani besojnë se planeti i iku atij fati sepse ylli që po vdiste kishte një shoqërues që ndaloi rritjen e tij, shkroi BBC.

“Asnjë sistem planetar si ky nuk është zbuluar më parë. Ky është i pari, i cili është shumë i veçantë”, shpjegoi astrofizikani Dimitri Veras.

Shkencëtarët shpjegojnë teoritë e tyre duke folur për fatin e sistemit tonë diellor.

Toka dhe planetët e tjerë në sistemin tonë diellor rrotullohen rreth diellit, një yll i mbushur me gazra që digjen.

Edhe A e dini se ka më shumë yje në hapësirë sesa kokrra rëre në të gjithë botën Kuriozitet A e dini se ka më shumë yje në hapësirë sesa kokrra rëre në të gjithë botën

Dielli është aktualisht ai që quhet xhuxh i verdhë dhe po djeg hidrogjen, por një ditë do të fillojë të vdesë. Kur kjo të ndodhë, ai do të bëhet një gjigant i kuq dhe do të zgjerohet ndjeshëm, duke konsumuar Mërkurin, Venusin dhe ndoshta Tokën.

Ai shkatërrim nga një yll në zgjerim është pikërisht ajo që duhet të kishte ndodhur me 8 Ursae Minoris b.

Por një yll shoqërues duket se e ka shpëtuar planetin.