Saksoni, 13 shtator – ”Glockenpalast” (”Pallati i bukur”) doli në shitje për një çmim fillestar prej 4,8 milionë eurosh, sipas faqes së internetit të pasurive të patundshme.
Pallati i përbërë nga një monument dhe një ndërtesë e madhe, në Gifhorn, në shtetin verior të Saksonisë së Poshtme, u përfundua gjashtë vjet më parë pas 16 vjet ndërtimi, duke ndërthurur stile të ndryshme të konstruksionit prej drurit rus.
Gurin e themelit të këtij pallati e kishte vendosur ish-presidenti rus, Mihail Gorbaçov, në vitin 1996.
Një agjent i pasurive të patundshme konfirmoi renditjen, por nuk pranoi të jepte detaje mbi rrethanat rreth shitjes.
”Glockenpalast” u ndërtua për të promovuar shkëmbimin kulturor në Europë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
Atje organizohen rregullisht ngjarje dhe ekspozita që festojnë paqen, lirinë dhe diversitetin kulturor/DPA.
-
Epsteini u përpoq të blinte një pallat, kryevepër arkitekturore, në Marok pak ditë para arrestimit të tij
-
Muzeu i Pergamonit me 1.5 miliard euro për restaurim synon miliona vizitorë
-
“Mellon Blue” bie në vlerë, diamanti 9.51 karatësh shitet më lirë se që pritej
-
Gjerdani misterioz me diamante shitet për një shumë marramendëse
-
Diamanti i rrallë shitet për 43.8 milionë dollarë