Një orë e shkrirë nga bombardimi i Hiroshimas, Japoni, më 6 gusht 1945, është shitur për më shumë se 31,000 dollarë në ankand.
Ora ka ndaluar në momentin kur bomba atomike ishte hedhur në qytetin japonez – 8:15 të mëngjesit. Shuma përfundimtare që u ofrua në ankand ishte 31,113 dollarë.
Artefakti u gjet në rrënojat e Hiroshimas dhe ofron një pamje të vogël nga shkatërrimi i madh që u bë nga shpërthimi i bombës së parë atomike mbi qytet, shkroi AP.
Ora e vogël, që vlerësohet si gjësend i rrallë që i ka mbijetuar shpërthimit, u vu në ankand bashkë me gjësende të tjera historike. Pavarësisht se pamja e orës ka ndryshuar pas shkrirjes, akrepat e saj mbesin si në momentin kur u ndalën.
Sipas shtëpisë së ankandit “RR Auction”, një ushtar britanik e mori orën nga rrënojat ndërsa ishte në një mision për të ofruar ndihma emergjente atje.

-
Letra sekrete, njerëz të avulluar dhe fjalë të ndaluara: Si e ndryshoi përgjithmonë botën 6 gushti 1945
-
Nagasaki shënon 80-vjetorin e sulmit me bombë atomike
-
Tsutomu Yamaguchi - i mbijetuar dy herë nga bombat atomike
-
Tetë dekada pas sulmit atomik në Hiroshimë, vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit
-
Qyteti japonez që SHBA-ja e bombardoi 12 orë para se të përfundonte Lufta e Dytë Botërore