Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Shatërvani ku rrjedh vera 24 orë dhe është falas

A keni ëndërruar ndonjëherë për një shatërvan ku vera rrjedh vazhdimisht? Dhe akoma më mirë, të jetë plotësisht falas?

Një punishte vere italiane e ka kthyer në realitet ëndrrën e shumë adhuruesve të verës duke krijuar “Fontana del Vino” në qytetin Caldari di Ortona, në rajonin e Abruzzos.

Shatërvani ndodhet në rrugën e pelegrinazhit “Cammino di San Tommaso”, e cila lidh qytetet e Romës dhe Ortonas. Udhëtarët kalojnë kishat dhe monumentet historike gjatë 113 kilometrave ecje në këmbë.

Pranë qytetit Caldari di Ortona, pelegrinët gjejnë motivimin shtesë që u nevojitet për shëtitjen e tyre, që është shatërvani i famshëm i verës.

Fontana del Vino është lansuar në vitin 2016 nga kantina “Dora Sarchse” dhe, sipas shënimit në faqen e tyre në Facebook, vera është një mënyrë për të mirëpritur udhëtarët dhe duhet pirë me përgjegjësi dhe me moderim.

Artikuj të ngjashëm