A keni ëndërruar ndonjëherë për një shatërvan ku vera rrjedh vazhdimisht? Dhe akoma më mirë, plotësisht falas?
Një punishte vere italiane e ka kthyer në realitet ëndrrën e shumë adhuruesve të verës duke krijuar “Fontana del Vino” në qytetin Caldari di Ortona, në rajonin e Abruzzos.
Shatërvani ndodhet në rrugën e pelegrinazhit “Cammino di San Tommaso”, e cila lidh qytetet e Romës dhe Ortonas. Udhëtarët kalojnë kishat dhe monumentet historike gjatë 113 kilometrave ecje në këmbë.
Pranë qytetit Caldari di Ortona, pelegrinët gjejnë motivimin shtesë që u nevojitet për shëtitjen e tyre, që është shatërvani i famshëm i verës.
Fontana del Vino është lansuar në vitin 2016 nga kantina “Dora Sarchse” dhe, sipas shënimit në faqen e tyre në Facebook, vera është një mënyrë për të mirëpritur udhëtarët dhe duhet pirë me përgjegjësi dhe me moderim.
-
Shatërvani ku rrjedh vera 24 orë dhe është falas
-
Nga sot Roma i vendos çmim afrimit te Shatërvani i Trevit
-
Çfarë ndodh me monedhat që turistët hedhin në shatërvanin e famshëm në Romë?
-
Turisti gjobitet me 450 euro se hëngri akullore në shkallët e shatërvanit në Romë
-
Sachcaffé vazhdon traditën e mikpritjes – Mirëseardhje për mërgimtarët në Merdarë