Kush ka vizituar Romën, ka hedhur një monedhë në shatërvanin e famshëm, ashtu siç bëjnë mijëra turistë çdo ditë. Pyetja është - çfarë ndodh me kaq shumë para në fund?
Kjo traditë fitoi popullaritet në vitin 1954 falë komedisë “Tre monedha në shatërvan”, por filloi shumë më përpara.
Sipas besimit fillestar, një gotë ujë nga ky shatërvan nënkuptonte fat dhe një kthim të shpejtë në “Qytetin e Përjetshëm”, shkruan The Sun.
Sot këto para mblidhen nga punëtorët e organizatës bamirëse katolike “Caritas”, e cila i përdor për të blerë ushqime për të varfrit, si dhe për të realizuar programe të ndryshme sociale. Ndihma financiare arrin në më shumë se 200 vende në mbarë botën.
Nga shatërvani mblidhen çdo ditë rreth 3 mijë euro, që është rreth 1.26 milionë dollarë në vit.
-
Nga sot Roma i vendos çmim afrimit te Shatërvani i Trevit
-
Shatërvani ku rrjedh vera 24 orë dhe është falas
-
Në shenjë proteste, aktivistët e bëjnë të zi shatërvanin e famshëm në Trevi të Romës
-
Në këtë vend ka një shatërvan ku rrjedh vera 24 orë dhe është falas
-
Itali: Gruaja ndez oxhakun, por s’e dinte që burri i saj fshihte 20 mijë euro në të