Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në shenjë proteste, aktivistët e bëjnë të zi shatërvanin e famshëm në Trevi të Romës

Aktivistët e klimës në Itali e bënë të zi shatërvanin e famshëm në Trevi të Romës të dielën, duke thënë se përmbytjet që kanë vrarë 14 njerëz në verilindje të vendit ishin “një paralajmërim”.

Aktivistët e organizatës kundër ndryshimeve klimatike Last Generation u ngjitën në shatërvanin historik dhe derdhën një lëng karboni me bazë bimore në të, përpara se të tërhiqeshin dhe të përcilleshin nga policia.

Momenti më ikonik i Shatërvanit të Trevit pa aktoren suedeze Anita Ekberg të zhytej në filmin e Federico Fellini-t “La Dolce Vita”.

Protesta erdhi pasi kryeministrja Giorgia Meloni mbërriti në Emilia Romagna për të vizituar zonat e shkatërruara nga përmbytjet e përshkruara si më të këqijat në një shekull pasi reshjet nuk u ndalen për 36 orë.

Mbi 36,000 njerëz janë zhvendosur nga fatkeqësia, me kosto në qindra milionë euro.

Edhe “Goditje më të mëdha po vijnë” Botë “Goditje më të mëdha po vijnë”

“Vendi ynë po vdes!” aktivistët bërtisnin, ndërsa turistët e mbushur rreth shatërvanit në qendrën historike të Romës shkrepën fotografi, duartrokitën ose brohoritnin.

Policia që i tërhoqi protestuesit konfiskoi edhe pankartat e tyre kundër karburanteve fosile të financuara nga qeveria.

Mattia, 19 vjeç, i cili nuk dha mbiemrin e tij, u citua si pjesëmarrës “sepse tragjedia e tmerrshme e përjetuar këto ditë në Emilia Romagna është një paralajmërim i së ardhmes së zezë që pret njerëzimin”.

Last Generation vuri në dukje një raport nga Banka e Italisë në fillim të këtij muaji që zbuloi se 23 për qind e shtëpive italiane ishin në rrezik nga përmbytjet, me një kosto të mundshme prej tre miliardë euro në vit.

Edhe Opinion Evropa po merret me gjëra të vogla ndërsa Roma po digjet

“Ndërsa kriza klimatike troket në derë, duke thyer brigjet e lumenjve dhe duke hedhur peshq në rrugë, qeveria italiane shkurton burimet për mbrojtjen e tokës” dhe dështon në zbutjen e ndryshimeve klimatike, tha ai.

Grupi mjedisor tha se lëngu i karbonit i përdorur për protestën nuk e dëmtoi shatërvanin.