Mbrëmjen e së mërkurës, teksa britanikët dhe anëtarët e familjes mbretërore i bënin nderimet e tyre Mbretëreshës Elizabeth II, ka ndodhur një incident i vogël.
Siç shihet në videon nga transmetimi i drejtpërdrejtë i shpërndarë në rrjetet sociale, një nga rojet mbretërore është rrëzuar.
BBC-ja transmetoi drejtpërdrejt kortezhin e varrimit në Westminster Hall dhe në ekran u shfaq arkivoli i ruajtur nga rojet mbretërore.
Gardiani i parë ra dhe goditi fort kokën në dysheme. Disa njerëz i erdhën në ndihmë ndërsa gardianët e tjerë qëndruan në vend.
JUST IN: Guard collapses while Queen Elizabeth II lies in state pic.twitter.com/gEMrYN0NSC
— BNO News (@BNONews) September 14, 2022
Mbretëresha Elizabeth II vdiq më 8 shtator pas mbretërimit 70-vjeçar.