Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Rikthehen në “shtëpi”, parkun Divjakë- Karavasta, 194 pelikanë kaçurrelë

Foto: Reuters/ Ilustrim

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri ka nisur procesin e regjistrimit të pelikanit kaçurrel, ku janë identifikuar 194 të tillë.

AKZM në qarqet Shkodër, Lezhe, Fier, Berat, Vlorë dhe Korçë zhvilluan regjistrimin e pelikanit kaçurrel.

AKZM e Fierit monitoroi prezencën e pelikanit në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, ku ishin caktuar 8 pika vrojtimi. 

Gjithë procesi u organizua nga Agjencia Kombëtare e Zonave te Mbrojtura. Procesi i numërimit u mbështet edhe nga specialistët e AOS-Albanian Ornithological Society .

Pelikani kaçurrel është ndër shpendët më të mëdhenj të Europës, me një gjatësi trupi 160-180 cm, gjatësi të hapjes së krahëve 270-320 cm. Ka një sqep shumë të madh të pajisur me xhep lëkure në nofullën e poshtme, me të cilën kapin peshk.

Edhe Pelikani kaçurrel, specia e rrallë, një pasuri e liqenit të Prespës Kuriozitet Pelikani kaçurrel, specia e rrallë, një pasuri e liqenit të Prespës

Në ndryshim nga disa shpendë të tjerë fluturojnë në tufa të organizuara, ku pjesa më e madhe është e sinkronizuar. Të rriturit kanë pendë të përdredhura në fund të kokës dhe zverk si dhe karakterizohet nga ngjyrë e bardhë e trupit.

Në Shqipëri, mbart statusin i rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje, por vite e fundit moratoriumi i gjuetisë ka bërë që ky shpend i rrallë të shtohet në të gjithë vijën bregdetarë nga Shkodra në Divjakë, por dhe në Prespë.