Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Peshkaqeni i dytë më i madh fotografohet në Adriatik

Faqja italiane e kafshëve të egra, “Area Marina Protetta Miramare”, ka njoftuar se peshkaqeni i dytë më i madh është pikasur në Detin Adriatik.

Në Gjirin e Triestes u filmua peshkaqeni (Cetorhinus maximus) dhe italianët thonë se është lajm i mirë si për gjirin ashtu edhe për biodiversitetin e tij.

Image
Foto: Area Marina Protetta Miramare (Facebook)

Ky lajm, sipas tyre, jep gjithashtu shenja shprese për speciet që kërcënohen gjithnjë e më shumë në të gjithë Mesdheun.

Ata shtojnë se ky peshkaqen është fotografuar për herë të fundit në vitin 2015. Ekspertët shprehen se prania e këtij peshkaqeni nuk duhet të shkaktojë shqetësim, pavarësisht përmasave të tij.

Ky peshkaqen, specie e rrezikuar, ushqehet me plankton dhe peshq të vegjël.

Edhe Peshkaqeni masiv i alarmoi pushuesit në Menorca Botë Peshkaqeni masiv i alarmoi pushuesit në Menorca

Postimi i plotë nga Area Marina Protetta Miramare: