Montreal, 11 nëntor – Qyteti i Montrealit ka thyer një rekord absolut të temperaturave për një muaj nëntor me 22,4 gradë Celsius, ndërkohë që pjesa qendrore dhe lindore e Kanadasë kanë njohur që prej disa ditë një valë nxehtësie e pazakontë, theksoi ”Environnement Canada”, transmeton atsh raportimin e AFP-së.
“Nuk është regjistruar kurrë një vlerë prej 22,4 gradë Celsius për një muaj nëntor, është një rekord absolut i nëntorit”, theksoi meteorologia Mariane Peltier.
“Më parë, nëntori më i nxehtë ishte regjistruar në 1948, me një kulm prej 21,7 gradë”, shtoi ajo.
“Sot, janë thyer disa rekorde për ditët më të nxehta për muajin nëntor në Quebec”, theksoi ajo.
“Për një muaj nëntor, është mjaft historike, është e rrallë që ka zgjatur kaq shumë. Shpeshherë kjo ka zgjatur dy apo tre ditë, por kurrë shtatë ditë”, shtoi ajo.
Në Montreal, rekordi i mëparshëm për një 10 nëntor daton në 1948 me 18,3 gradë.
-
Kanadaja regjistron temperaturë rekorde 46.6 gradë Celsius
-
Kanadaja përfshihet nga një i ftohtë ekstrem
-
Qindra të vdekur nga vapa e padurueshme në Kanada dhe SHBA
-
Zjarre në Kanada pas temperaturave rekorde, banorët detyrohen të evakuohen
-
Dhjetëra të vdekur në Kanada si pasojë e temperaturave rekorde