Qeni Marlo dhe pronari i tij kanë perfeksionuar një zgjidhje të pazakontë për problemin e topave të humbur të golfit.
Përgjatë pesë vjetëve, Marlo ka vrapuar nëpër pyje dhe barërat e gjatë për ta ndihmuar pronarin e tij, Charles Jefferson, t’i mbledhë mbi 6.000 topa golfi të lënë pas nga lojtarët.
Prirja e qenit për t’i ndjekur topat e ka bërë atë një pasuri të paçmuar në gjurmim. Jefferson e ndjen Marlon me kosha bosh për t’i mbledhur topat e humbur.
Rreth 300 milionë topa golfi konsiderohet se humbin çdo vit vetëm në SHBA.
Disa nga topat e golfit madje kanë edhe vlerë të madhe. Megjithatë Jefferson i tha CNN-it se nuk e ka qëllim përfitimin nga aftësia e qenit të tij për t’i gjetur topat.
Artikuj të ngjashëm