Javën e kaluar, muzikanti Pat Pollifrone shpërndau në rrjete sociale se qeni i tij i dashur Zoey ishte shoqëruar me një dre të vogël që e kishte gjetur më herët.
Përvoja me të nisi më 24 qershor kur gjeti drerin e vogël në kopshtin e tij. Ai ka treguar se e ktheu në mal, por që në mëngjes pa se dreri ishte kthyer dhe kishte dalë në rrugë.
“Kështu, më duket se tash kemi një dre”, kishte shkruar ai bashkangjitur me një fotografi, shkruan People.
Pollifrone ia vuri emrin Bambi drerit, ndërsa sqaroi se do ta kthente në mal nëse donte të kthehej porse aktualisht po e trajtonte.
Dy ditë më pas, muzikanti publikoi një video ku shihej qeni duke u përqafuar me drerin.
Artikuj të ngjashëm
-
Chris Brown urdhërohet të paguajë miliona dollarë pasi qeni i tij sulmoi pastruesen e shtëpisë
-
Ed Sheeran paralajmëron pushim nga muzika
-
Britney Spears arrin marrëveshje gjyqësore pas arrestimit për vozitje nën ndikim të alkoolit
-
Njohja dhe historia e dashurisë së Dr. Dre dhe Michelle Saniei
-
Djali i Britney Spearsit ndërron mbiemrin