Një papagall i një familjeje në Pensilvani u gjet pas tri vjetësh falë dashurisë që kishte për një këngë klasike, shkruan faqja “Upi” të mërkurën.
Shpendi u gjet në Lancaster County. Personi që e gjeti e dërgoi në Ekipin e Shpëtimit të Kafshëve ku do të kërkohej pronari i vërtetë. Ekipi njoftoi për papagallin e gjetur, derisa familja e shpendit telefonoi për të treguar se ishte i tyre.
Për ta vërtetuar që ishte i tij, pos fotografive, pronari ia lëshoi papagallit një këngë që e kishte dëgjuar shpeshherë në televizor. Pas kësaj, shpendi filloi të kërcente e të tundej.
“Ai i fishkëlleu asaj kënge dhe filloi të kërcente duke e tundur kokën, kështu që ne e dinim se ishte shpendi jonë”, deklaroi pronari që nuk u identifikua.