Një statujë që u zhduk nga Louisville të Kentuckyt në SHBA gati 30 vjet më parë, u kthye në qytet nga një burrë. Upi ka shkruar se sipas David Geer, babai i tij e kishte sjell në vitin 1996 statujën, por pa ditur asgjë mbi historikun dhe vlerën e saj.
Në statujë paraqitet perëndia greke, Pan, duke luajtur në një flaut.
“Unë s'e kisha idenë se çka ishte. Dua të them, ishte vetëm ky djalë i vogël që luante me flaut”, ka thënë motra e Greer, Sheri Eckl.
Familja ka thënë se vendosi të bënte disa kërkime në dhjetorin e 2023-s mbi statujën dhe dikur vonë e kuptoi se ajo po kërkohej nga Departamenti i Arteve Publike në Louisville.
Familja telefonoi ekipin e Departamentit dhe ata morën statujën që e kishin kërkuar tash e 30 vjet.
-
Zhytësi gjen unazën e vitit 1910 në liqenin e Teksasit
-
Qeni i zhdukur u kthye pas dhjetë ditësh dhe “trokiti” në familjen amerikane
-
SHBA-ja ia kthen Italisë 600 artefakte të plaçkitura në vlerë prej 65 milionë dollarësh
-
Gjendet pas 65 vjetësh kuleta e humbur në kinemanë e Atlantës
-
Amerikani e bleu skulpturën për 39 dollarë, tash po e shet për 2000