Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Autoritetet amerikane ia kthejnë pronarit kalin e arratisur

Autoritetet e Massachusetts në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) u alarmuan pasi një kalë u gjet duke lëvizur i lirë në vijën kufitare mes dy qyteteve, e pas disa përpjekjeve, ai iu kthye pronarit.

Upi ka shkruar se kali u gjet në zonën “Village Street” mes qyteteve Millis dhe Medway.

“A më njihni? Aktualisht po kërkojmë të gjejmë pronarin e kalit”, kanë shkruar zyrtarët për kontrollin dhe kujdesin e kafshëve në SHBA.

Njoftimi më pas u përditësua, duke thënë se kafsha i është kthyer me sukses pronarit.

Në ndihmë dolën edhe banorët e zonës.

Artikuj të ngjashëm