Një qen heroik i quajtur El Palomo, i udhëhoqi policët nëpër kodra, shtigje dhe lugina për te pronari i tij 84-vjeçar, që u zhduk në shkretëtirë për një javë pasi doli për shëtitje, shkroi DailyMail të mërkurën.
Gregorio Romero doli nga shtëpia e tij më 27 nëntor në Moctezuma, nga shteti Sonora i Meksikës, por u zhduk dhe familjarët nuk ia dolën ta gjenin për ditë me radhë.
Familjarët rrëfyen se Romero dilte shpesh në shëtitje, i vizitonte të afërmit, por gjithmonë kthehej në shtëpi.
Por, atë që nuk e bënë njerëzit, e bëri qeni i tij, i tipit sniffer, që ia doli ta gjente me sukses pronarin.

Ekipi i policisë vendase u organizua për të dalë në kërkim të gjetjes së 84-vjeçarit, por qeni “u shfaq” dhe udhëhoqi kërkimin.
Tri kilometra larg nga shtëpia, nëpërmjet nuhatjes, El Palomo e gjeti pronarin. Policia e mori me kujdes dhe e dërgoi për trajtim burrin, ndërsa qeni, sipas pamjeve të publikuara, i ndoqi ata me gëzim.
