Qeni i quajtur Kingston është bashkuar me të zotin 101 ditë pasi humbi gjatë zjarrit më vdekjeprurës në historinë e Kalifornisë.
Familja Ballejos e kishte parë për herë të fundit Kignstonin, i llojit Akita, në nëntor të vitit të kaluar.
Kingston që është 12-vjeç, ka kërcyer nga mjeti që po transportohej menjëherë sapo iu afrua shtëpisë, transmeton kp.
Familja ka falënderuar vullnetarët të cilët e kanë shpëtuar qenin dhe janë kujdesur për të.
Rreth 18 mijë shtëpi janë shkatërruar dhe 86 persona kanë vdekur nga zjarri që përfshiu pjesën verilindore të San Françiskos në nëntor të vitit 2018.
Artikuj të ngjashëm
-
Qeni bashkohet me pronarët e tij pas 12 vjetësh
-
Qeni i zhdukur u kthye pas dhjetë ditësh dhe “trokiti” në familjen amerikane
-
Qeni mbijeton i vetëm në bjeshkë, qëndroi pranë trupit të pronarit të vdekur për 10 javë
-
Qeni shpëtohet nga rrënojat 23 ditë pas tërmetit në Turqi
-
Amerikanes iu kthye qeni pas 14 muajsh, “udhëtoi” nëpër Californi