Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Punonjësit në një shitore në Brazil rrahin hajdutin e armatosur

Punonjësit e një ëmbëltoreje në Brazil kanë treguar guxim duke e rrahur me karrige e rrëzuar përtokë një hajdut që kishte hyrë i armatosur për të grabitur, shkruan “Daily Mail”.

Kjo ngjarje që ka ndodhur në shtetin brazilian Santa Catarina të dielën më 26 dhjetor, është kapur nga kamerat.

Uebfaqja braziliane G1, ka treguar se i dyshuari kishte hyrë me thikë në ëmbëltore dhe kishte tentuar ta plaçkiste atë.

Mirëpo, punonjësit e guximshëm e kanë neutralizuar atë dhe e kanë mbajtur derisa erdhi policia.

“Ishte e nevojshme të frenoheshin njerëzit, pasi ai ishte mjaft i plagosur edhe para se të vinin policët”, ka thënë zëdhënësi i Policisë.