Një punonjës në një Spital në Itali është akuzuar se ka marrë rrogë të plotë ndonëse nuk është paraqitur në vendin e punës për 15 vjet, raportojnë mediumet italiane.
Punonjësi raportohet se nuk ishte paraqitur në vendin e punës në spitalin Ciaccio në qytetin Catanzaro që nga viti 2005.
Ai tash po hetohet për mashtrim e zhvatje, raporton agjencia “ANSA”.
Ai raportohet se është paguar në total 538 mijë euro gjatë 15 vjetëve për të cilat dyshohet se nuk ka punuar fare.
Gjashtë menaxherë të spitalit po ashtu po hetohen në lidhje me këtë.
Arrestimet janë rezultat i një hetimi të gjerë të Policisë për mungesa në punë dhe dyshim për mashtrim në sektorin publik italian.
Edhe
Aktakuzë ndaj një zyrtari të Spitalit në Gjakovë, mori pagë për katër vjet pa u paraqitur në punë
Punonjësi ishte shërbyes civil, dhe ishte angazhuar në punë në spital në vitin 2005. Ishte në atë moment që kishte ndaluar së paraqituri në punë, njofton Policia.
Policia e akuzon atë se e ka kërcënuar menaxheren e tij, që të mos hap procedurë disiplinore kundër tij.
Menaxherja më vonë doli në pension, tha Policia, dhe mungesa e punonjës në punë nuk ishte vërejtur kurrë nga menaxherët pasues e as nga resurset njerëzore.
-
Policja në Suedi akuzohet se mashtroi me pushime shëndetësore për të qëndruar në Kosovë
-
Mjeku i arrestuar në Vushtrri dyshohet se kërkonte 10 deri në 50 euro për raporte mjekësore
-
Policia italiane liron 33 punëtorë indianë nga kushtet e skllavërisë moderne
-
Muzetë e Vatikanit mund të përballen në gjykatë me punëtorët