Bletët në stinë të pranverës organizohen mirë që t’i kryejnë punët e tyre, në mënyrë që të përgatiten që herët për stinët e temperaturave të ulëta.
Secila kolona ka obligime ditore, ndërsa në këtë periudhë prezenca e madhe e bletëve në koloni bën që të nisin procesin e ndarjes apo të luzmës. Kur bletët ndahen, një pjesë e madhe e tyre së bashku me mbretëreshën vendosen në hapësira të pazakonshme.
Nëse i shihni që qëndrojnë bashkërisht në cep të derës, dritareve, lisave apo objekteve të tjera pranë jush, mos i ngacmoni, shkruan “Bestbees”.
Ato ndërtojnë çerdhen e përkohshme në atë lokacion ku ndalojnë dhe do të largohen sapo të marrin pak energji.
Njohësit thonë se në raste të tilla, bletëve duhet t’iu vendoset një pjatë me sheqer dhe pak ujë, në mënyrë që të ushqehen dhe të nisen për ku kanë planifikuar.
Ato nuk sulmojnë në raste të tilla, përpos nëse ngacmohen shumë.