Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Prindërit më të rinj në botë

Të jesh prind nuk është një gjë e thjeshtë, pasi kërkon shumë kohë, durim dhe përgjegjësi.

Por, çfarë ndodhë kur fëmija sjell në jetë një fëmijë?

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rastet e mëposhtme kanë shokuar botën, kur vetë fëmijët kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre.

Rrëfimi i Tressa Middleton i ka rrëqethur të gjithë. Vëllai i saj e kishte përdhunuar 11-vjeçe kishte mbetur shtatzënë, kurse 12-vjeçe solli në jetë fëmijën. Por ai fëmijë i është dhënë një familje tjetër.

Image

April Webster dhe Nathan Fishbourne ishin vetëm 14-vjeç kur sollën në jetën djalin e tyre. Të afërmit i kishin përkrahur kur morën vendim të sjellin në jetë një fëmijë.

 

Image

Alfie Patten dhe Chantelle Stedman. Alfie ishte vetëm 13-vjeçe kur u bë baba i një fëmije që e kishte me të dashurën që asokohe ishte 15-vjeçe.

 

Image

Thuli Shaka ishte vetëm 10-vjeçe kur lindi fëmijën. Baba i foshnjës ishte i dashuri i nënës së saj. Dhe pasi solli në jetë fëmijën, ajo ishte zhvendosur në një qendër strehimore.

 

Image

Jordan Williams dhe Tia John ishin 14-vjeç kur u bënë me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Gracie.

 

Image

Aleshia Gregson ishte bërë nënë në ditën që mbushi 12 vjet, kurse dy vite më vonë solli në jetë fëmijën e dytë. Kështu ajo u bë nëna e parë në Britaninë e Madhe, e cila si 15-vjeçare kishte dy fëmijë.

 

Image

Kordeza Zhelyazkova nga Bullgaria i kishte thënë të dashurit se ishte 15-vjeçe kur në fakt ajo ishte 11 vjeçe. Si 19-vjeçare ata u bënë prindër të vogëlushes Violet, ndërsa një vit më vonë u martuan.

Image