Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Prezantuesja gëlltit një mizë gjatë transmetimit direkt

Prezantuesja e lajmeve në “Global News” të Kanadasë, Farah Nasser ka arritur të ruajë qetësinë kur papritmas gëlltiti një mizë në transmetim direkt të martën e 30 gushtit.

Ajo për pak mbeti gati pa frymë teksa gëlltiti mizën. Megjithatë arriti të vazhdonte tutje, si një profesioniste e vërtetë.

Ka qenë vetë Nasser që ka shpërndarë klipin për ta bërë viral në rrjete sociale. “Po e shpërndaj sepse të gjithë kemi nevojë të qeshim këto ditë. Gëlltita një mizë në transmetim direkt”, ka shkruar ajo.

E pyetur për shijen, Nasser ka thënë se ishte “e gërditshme”.

Në kohën kur gëlltiti mizën, prezantuesja po njoftonte për përmbytjet në Pakistan.