Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Bëhet virale videoja kur politikanit kanadez i futet bleta në gojë

Politikani dhe biznesmeni kanadez Doug Ford, u gjend në një pozitë të vështirë gjatë një konference për media që transmetohej drejtpërdrejtë.

57-vjeçari ishte duke folur me gazetarët për kujdesin shëndetësor në Ontario, kur rastësisht një bletë iu fut në gojë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Oh zot, sapo gëlltita një bletë”, tha Ford, i cili nuk mund të ndalej nga kollitja.

Në videon e konferencës për media që u bë virale, shihet bleta duke u vërtitur rreth fytyrës së Fordit, para se të përfundonte drejtë e në gojën e tij të hapur.

Duke parë se i kishte mbetur në fyt, futi gishtat për ta nxjerrë atë e më pas mori shishen me ujë për ta pirë dhe me shaka tha se ka shkuar “poshtë”. /abcnews