Jessica Robb, një gazetare nga Kanadaja, kishte vështirësi në të folur dhe për të qëndruar në këmbë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.
Gazetarja u ndje keq gjatë intervistës dhe në një moment i tha prezantueses: “Kërkoj falje. Nuk ndihem mirë dhe mendoj se do...”, ka thënë gazetarja, pas së cilës kamera është fikur.
"Ne do të kontrollojmë Jessican dhe do t'ju bëjmë të ditur se çfarë ndodhi pak më vonë”, ka thënë prezantuesja.
Televizioni CTV ka thënë se gazetarja filloi të ndihej keq rreth orës gjashtë të pasdites, por tani ajo është mirë dhe po pushon.
Jessica më pas ka thënë se filloi të merrte kërcënime në rrjetet sociale dhe se njerëzit shkruanin komente të tmerrshme të bazuara në teori të rreme se çfarë i ndodhi me të vërtetë.
“Nuk dua të ndaj publikisht detaje private për shëndetin tim, por gjithçka që mund të them është se ajo që ka ndodhur nuk ka të bëjë me vaksinën kundër COVID-19, por mund të shpjegohet me atë që jam diagnostikuar më herët dhe nuk ka shkak për shqetësim”, ka shtuar ajo.
Edhe
Shqetësime për Kolumbinë para ndeshjes me Zvicrën
Gjithashtu, gazetarja falënderoi të gjithë ata që i uruan shërim të shpejtë.