Botë

Moderatores i bie të fikët gjatë transmetimit, momenti kur u rrëzua

Një moderatore e motit pati probleme shëndetësore dhe i ra të fikët gjatë transmetimit direkt.

Dailymail shkroi se moderatorja e motit, Alissa Carlson Schwartz, në “CBS LA”, lëndoi kokën kur ra pranë tavolinës, e më pas stafi reagoi për t'i dalë në ndihmë.

Më vonë, moderatorja shkroi se është mirë dhe ka falënderuar shikuesit për mbështetjen.

Ende është e paqartë se çka i kishte ndodhur Schwartzit, por nga dyshimet e para u tha se i kishte rënë të fikët.